Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Vasili: KM-ja me dy standarte, mes dy italianëve mediatikë

Vasili: KM-ja me dy standarte, mes dy italianëve mediatikë

16:29, 25/10/2020
A+ Aa A-

Qëndrimet e kreut të qeverisë lidhur me mediat kanë sjellë reagimin e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili e ka quajtur me dy standarte.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka risjellë rastin e dy pronarëve italianë të mediave, botuesin italian Francesco Becchetti dhe botuesin tjetër italian, Carlo Bollino, ku , Edi Rama e sulmoi dhe i mbylli median në kundërshtim me ligjin të parit dhe tjetërin e mbështet dhe e ndihmon. 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Dy Italianë Mediatikë dhe KM-ja si gazi i botes me dy standarte!

Dy italianë mediatikë: Francesco Becchetti ne njeren ane dhe Carlo Bollino ne tjetren dhe ne mes eshte KM-ja me dy standarte.

Te parin e sulmon si i marrë duke shkelur cdo ligj dhe detyron shqiptaret te paguajne 120 milion euro demshperblim.

Ndersa te dytin e mbron, e mbeshtet dhe ndihmon.

Cili eshte standarti i vertete i KM-se?

Cili eshte kriteri i se vertetes mediatike per KM-në?

A ka respekt KM -ja per veten kur aplikon kaq trashe dy standarte?

Pse e shkel ligjin dhunshem KM-ja ne emer te dy standarteve?

KM-ja ne se nuk ju pergjigjet dot ketyre pyetjeve ben mire te mbylle gojen.

Qytetaret jane mjaftueshem te zgjuar dhe e kane shume te lehte te kuptojne "Arsyen" e dy standarteve te ndryshme te trasha dhe vulgare te KM-së perballe dy italianëve mediatikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco