Kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë sot 4 hapat urgjentë që duhet të ndërmarrë qeveria për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në situatën e pandemisë së COVID-19.
Në fakt bëhet fjalë për një pjesë të planit të PD-së për rimëkëmbjen të deklaruar dhe sugjeruar disa herë nga Basha.
“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”, shkruan kreu i PD.
© SYRI.net
Po te mos kishi vjedhur ju politikanet sot dote kishte mjafte leke per shendetesine e popullit.
Nga 5 pika tani Luli doli me variantin e 4 hapave.Do e shtyj dhe nja 2 jave me kto 4 hapat perdite ne konferencat e shtypit.