Shehu: Kërkohet urgjencë dhe efikasitet, të sëmurët po sorollaten me ambulanca, po u rrezikohet jeta

Shehu: Kërkohet urgjencë dhe efikasitet, të sëmurët po sorollaten me ambulanca, po u rrezikohet jeta

11:46, 25/10/2020
A+ Aa A-

"Aktualisht mundësitë në dy spitalet COVID janë të ezauruara, jo thjesht për numrin e shtretërve, por në tërësi për mundësitë njerëzore, diagnostike e mjekuese të tyre, duke filluar që nga personeli deri te burimet e oksigjenit, - tha sot ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Sipas tij, kjo po bën që të sëmurët të sorollaten me autoambulanca, të vendosen në vende jo të përshtatetshme, të vonohet shtrimi etj etj, pra të dëmtohet shëndeti i tyre e rrezikohet jeta.

Ndërsa shërbimet e reanimacionit janë me kapacitetet e tyre (nuk flas për standartet strukturale, larg atyre europiane) krejt të pamjaftueshme për përballjen e duhur.

Flitet për një spital tjetër me COVID-3 me 22 shtretër e disa të tjera «reanimacion» në ambientet e vjetra të Kirurgjisë së QSUT, jashtë standarteve të domosdoshme këto, veçanërisht për terapi intensive adekuate.

Fatkeqësisht jemi përballë asaj situate tejet të rëndë, të cilën ne jo vetëm e kemi parashikuar prej muajsh, por dhe në vazhdimësi kemi dhënë rruge zgjidhjet:

Duhej dhe duhet mobilizimi i spitaleve kryesore te vendit ne qender e rrethe per pacientet COVID.

Duhej dhe duhen kontraktuar nga shteti disa spitale private ose per te pritur te semuret jo Covid per te liruar keto publike, ose dhe ndonje per ata Covid.

Duhej e duhen vene ne dispozicion reanimacionet e tjera ne Tirane dhe Qarqe.

Duhej e duhen shtruar kapacitet reanimatore ne vend, qofte dhe duke sjelle urgjent struktura te gateshme prej 150 shtreterish e pajisur mire egzistueset.

Duhej e duhet te forcohen gratis kapacitet diagnostikuese e mjekuese ambulatore nepermjet mjekut te familjes e qendrave sanitare me protokolle e mjete mjekimi.

Kjo gjendje e rende mund te degradoje shume me teper nqs nuk veprohet me urgjence e efikasitet e te vazhdoje te humbi kohe, siç po ndodh prej muajsh."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco