Tedi Blushi replikë me Fugën: Nuk e sulmuam ne Bollinon, cituam akuzat ndaj tij të deputetit të PS, Peza

Tedi Blushi replikë me Fugën: Nuk e sulmuam ne Bollinon, cituam akuzat ndaj tij të deputetit të PS, Peza

09:14, 25/10/2020
A+ Aa A-

Tedi Blushi, zëdhenësi i Presidentit, Ilir Meta ka reaguar ndaj zëdhënësit të kryeministrit, Edi Rama, pasi ky i fundit prentendon se Presidenca ka sulmuar familjen e një botuesi dhe të një gazetari. Sipas Blushit, edhe nëse kjo ka ndodhur, këtë nuk e ka bërë Presidenca, por Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, z.Alfred Peza.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Zëdhënësi i Kryeministrit ende në detyrë paska pretenduar se ne kemi sulmuar familjen e një botuesi dhe të një gazetari.

MASHTRIM! FAKE NEWS!

Sepse edhe nëse kjo ka ndodhur, këtë nuk e kemi bërë ne, por Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, z.Alfred Peza.

Ne vetëm sa kujtuam pyetjet publike që ai ka adresuar në shkrimin e tij të datës 23 tetor 2018, të cilin po e rikthejmë për t’i freskuar memorien zëdhënësit të Kryeministrit ende në detyrë.

Nëse pyetjet e zyrtarit të lartë të PS përbëjnë sulm ndaj familjes së një botuesi kjo është çështje që duhet ta zgjidhni brenda Sektit tuaj.

Shkruesi i tyre është z.Peza. Nuk mund të na akuzoni ne për autorësinë e tyre.

Sa për gazetarin, ne publikuam një email që na ka mbërritur nga një deputet i grupit parlamentar të PS, meqë dhe radhët po ju shkërmoqen me afrimin e 25 prillit.

Në këtë e-mail dallohet qartë komunikimi i deputetit tuaj, z.Sadri Abazi.

Nëse e keni përjashtuar z.Abazi nga Partia, dhe dyshoni se ai ka filluar punë në Presidencë, kjo nuk është e vërtetë.

Për hir të transparencës ne po e publikojmë edhe këtë e-mail të plotë për t’ju rrëzuar çdo alibi.

Mos u bëni qesharakë deri në këtë pikë!

Si mund të na akuzoni ne për sulm ndaj mediave, kur e vetmja gjë që kemi bërë është publikimi i pyetjeve që kanë për autor Sekretarin e Mediave në PS z.Alfred Peza dhe email që ka për autor deputetin e PS z.Sadri Abazi?

Ndajeni mendjen!

Nëse e keni sulmuar vetë botuesin dhe gazetarin, siç pretendoni, drejtoni gishtin nga vetja dhe kërkoni falje publikisht.

Përndryshe, heshtni dhe prisni me durim përgjigjet e pyetjeve!

Apo mos në atë kohë i ka nxitur vetë Buburreci Trendi këta dy deputetë?

Mos ka qenë vetë Buburreci Trendi autor i pyetjeve dhe i email?!

Nëse është kështu e ftojmë z.Peza dhe z.Abazi t’u thonë shqiptarëve të vërtetën!

Nejse! Kjo është çështja juaj!

Vetëm “koordinohuni” kur mashtroni njëri-tjetrin se u bëtë gazi i botës!

LIRINË DHR PAVARËSINË E MEDIAS DO TA MBROJMË ME ÇDO KUSHT!

Dhe mos harroni: ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco