Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: E papranueshme, t’u sigurohen pagat

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: E papranueshme, t’u sigurohen pagat

19:40, 24/10/2020
A+ Aa A-

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama.

Në letër i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë për grevën e naftëtarëve.

Sindikatat që përfaqësojnë miliona punëtorë të sektorëve e minierave, energjisë dhe manifakturës thonë se situata në Ballsh është e papranueshme, dhe qeveria duhet të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat që u takojnë.

Statusi i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar! 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco