FOTOLAJM/ 'Diku aty mbrapa është Tirana, por nuk duket se po mbyteni nga smogu'

FOTOLAJM/ 'Diku aty mbrapa është Tirana, por nuk duket se po mbyteni nga smogu'

18:52, 24/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka ironizuar kryetarin e Bashkisë Veliaj, i cili ndërsa performoi sot nga lart Tiranën e pemëve, autodemaskoi qytetin e tij të Kullave dhe smogut që nuk e fshiu dot nga pamjet.  

‘Na ishte një herë një qytet që quhej Tirana. Dikur nga rrugët e saj shihje malin e Dajtit, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve 1930. Englendiseshe në rrugicat e qeta dhe të bukura të Tironës derisa një filluan ta kafshojne qytetin. Duke e lënë pa histori, pa hapësira dhe duke ia fshirë Dajtin nga sytë.

Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina.

Kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital. Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit. Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite.

Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit.’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tomy25/10/2020 07:26

ne fakt ky lal por.....a na knoqi 500 lek vinte fatura e ujit ne kohen e Jorides sot ne kohen e lalit 2500..ama uji ka lezet ta pish ka nje shije... ne kohen e Jorides e parkoje makinen pa lek ne TR.... sot ka lezet s gjen vrim ku ta lesh se policia vigjilente e lalit me bllok ne dore hazer.... mos te flasim per trafikun me te mar frika me dal me makine.... kshu qe Jorida e ka gabim me lal lejfenin perpara nga fitorja ne fjetore. me fal se harova keta krye bashkiaket e majte s lan 1 hale ne TR ne kohen e dulles TR ka pasur disa hale dhe mbaronte hallin robi..

Tironci24/10/2020 20:52

Ne fakt Kur Tabaku ishte vete ne bashkine e Tirones,ndrinte Tirona. Smog skishte fare vetem tym cigare tek tuk,rruget akull te pastra ti hyje ne llape. E cte them tjeter ishalla iken Lali dhe te vejme Joriden te na i kthej Tironen ne identitet,me kioska dhe shtesa pa kriter dhe pa leje.

Shto koment

Denonco