VIDEO/ Veliaj nxori zbuluar lojën e pushtetit: Do dalin 5 parti të reja nga e djathta

VIDEO/ Veliaj nxori zbuluar lojën e pushtetit: Do dalin 5 parti të reja nga e djathta

18:30, 24/10/2020
A+ Aa A-

Këto ditë është lajmëruar krijimi i të paktën tre partive të reja nga e djathta.

Më e fundit u lajmërua nga portali Exit.al. Sipas tyre, Jozefina Topalli do krijojë një parti të re, ndërkohë që burimet thonë se ajo po mbledh firmat.

Por krijimin e këtyre partive të djathta e kishte paralajmëruar para disa ditësh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një takimi në Dajt, ai nxori zbuluar këtë lojë të pushtetit, kur tha se do dalin 5 parti të reja.

“Ne e kemi këtë betejë shumë të rëndësishme. Kjo është hera e para në histori që PS futet në betejë e bashkuar, ku nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS-në.

Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në 5 parti. Mbajeni mend, do i numëroni ditët tjera. 5 parti nga e djathta. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre,” tha Veliaj.

Qëllimi i PS-së këtë kohë është bërë përçarja e opozitës, duke nisur që nga manovrat me ndryshimet kushtetuese të njëanshme e deri te përpjekjet për të ndarë të djathtën.

Pyetja që lind është se çfarë dinte Erion Veliaj për këto parti të reja? Kush po e sponsorizon ngritjen e tyre? Cilët biznesmenë dhe korporata publike janë investuar pas tyre?

Humbja e pushtetit ka bërë që PS të bëjë gjithçka për të ruajtur benefitet e qeverisjes, ndërkohë që në ditët në vijim do zbardhen të tjera detaje nga kjo histori me partiçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dulla27/10/2020 15:11

ti ..................... lali erit

Goni27/10/2020 01:29

Do perfundoni tek plehrat,qe i keni ngritur ju vet ne menyre plehruese tek inceratoret.

Ermali24/10/2020 19:10

Shikoje pas shpines se Lali Erit, Tirana gjith smok.

Shto koment

Denonco