VIDEO/ Ja si duhet t’i përgjigjeni Ramës kur ju ironizon për taksat

VIDEO/ Ja si duhet t’i përgjigjeni Ramës kur ju ironizon për taksat

14:26, 24/10/2020
A+ Aa A-

Në disa raste, sa herë kur dikush që e ka përballë i ankohet për taksat, kryeministri Edi Rama e ironizon me idenë se shqiptarët jo vetëm nuk e dinë sa taksa paguajnë, por edhe sepse paguajnë pak.

Kështu ndodhi edhe me gazetaren Marsela Karapanço, e cila e pyeti nëse kuksianët që do vijnë nga Londra, do paguhen me paratë e taksapaguesve.

Reagimet në rrjet ishin të shumta. Gazetari Klodian Tomorri argumentoi se shqiptarët paguajnë 95 përqind të taksave ku i fut duart Rama si të dojë dhe kur të dojë.

Kurse eksperti Pano Soko publikoi një video më të detajuar si përgjigje për Ramën.

“Në konferencën e fundit për shtyp, KM iu drejtua me ton arrogant, denigrues dhe fyes një gazetareje. E pyeti se sa taksë paguan ajo, për ta vënë në siklet, sepse natyrisht, jo të gjithë dimë regjimin fiskal të Republikës.

Dhe pyetjen e bëri njeriu që s'di jo thjesht taksat, po që s'di sa ka rrogën.

Nëse e pyet KM sa e ke rrogën, bast që ai s'e di. Sepse atij as i duhet rroga fare..

Gjithsesi, për t'iu përgjigjur nënvlerësimit të tij, i bëra një sqaruese që ta dijë sesa shumë janë taksat që paguan një i punësuar.

Një Kryeministër është një punëtor, që paguhet nga taksat tona. Ne paguajmë, ai paguhet,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco