Ish-presidenti Nishani: Çfarë dallimi i madh midis dy modeleve!

Ish-presidenti Nishani: Çfarë dallimi i madh midis dy modeleve!

14:22, 24/10/2020
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani reagoi ndaj dy modeleve që po ofron në këtë fushatë zgjedhore nga partia në pushtet dhe nga partia më e madhe opozitare.

“Çfarë dallimi i madh midis dy modeleve!

Partia Demokratike nga njëra anë, modeli i së cilës diskutohet në publik për zgjedhjen e përfaqësuesve të saj me një proces real, serioz e ku marrin pjesë të gjithë, ku lideri delegon pushtet nga i veti tek aktorë të tjerë, përfshi dhe anëtarësinë;

E nga ana, tjetër modeli i rilindsave, modeli i të cilëve diskutohet në publik për vjedhje, korrupsion, grabitje, inceneratorë, tendera, mafie, kanabis, përzgjedhur për në Parlament e Bashki, trafikantë, përdhunues, falsifikatorë e injorantë.

Dallim dramatik dhe është veç fillimi i një ndryshimi të madh!

Të Ringremë Shqipërinë!” shkruan Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran 24/10/2020 15:17

Po re Nishano ca te ka premtu Genc rruli qe do te bej kryetar partie noj dit ...

Shto koment

Denonco