75-vjetori i OKB/ Basha: Do punojmë fort për anëtarësimin e Kosovës

75-vjetori i OKB/ Basha: Do punojmë fort për anëtarësimin e Kosovës

11:03, 24/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi me rastin e 75-vjetorit të OKB-së. Ai u zotua se do të punojë fort në pushtet për të mundësuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

MESAZHI I BASHES

Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.

Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco