Miku dhe deputeti i Ramës paralajmëron rikthimin e basteve dhe lotove sportive

Miku dhe deputeti i Ramës paralajmëron rikthimin e basteve dhe lotove sportive

10:57, 24/10/2020
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i cili është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama që të negociojë me Ligën e Futbollit për fillimin e kamipionatit të kategorisë superiore, gjatë ditës së djeshme në disa dalje mediatike ka paralajmëruar rikthimin e basteve dhe hapjen e lotarive sportive.

Ylli ka deklaruar, se edhe pas takimit të Ramës me presidentin Duka për shumicën e çështjeve janë në rrugën e zgjidhjes, por gjithçka ka mbetur te ligji për sponsorizimet.

Duket se për arsye të krizës së rëndë financiare në buxhet, qeveria Rama nuk pranon që të futet në sponsorizimin e sportit, skemë që e kanë edhe shumë vende, por po kërkon burime të jashtme.

“Kemi nevojë për ligj sponsorizimi, sepse do të përfitojë i gjithë sporti. Por sponsorizimi nuk bëhet si duan këta, që donin të bënin një shtet paralel. Federata e Futbollit nuk mund të bëj politikat e gjithë sportit, do prisheshe e gjithë linja e buxhetit”, ka deklaruar Ylli për televizionin A2.

Në këtë linjë Ylli i cili njihet si një nga miqtë më të afërt të kryeministrit Rama ka hedhur edhe një propozim konkret, për rikthimin e basteve sportive në funksion të suportimit financiar të futbollit.

“Të hapen bastet sportive, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”, ka deklaruar ai.

Po mbrëmjen e djeshme, i ftuar te emisioni “Java” në TVSH, deputeti Fidel Ylli ka përsëritur fiks të njëjtin propozim duke lënë për të nënkuptuar se rikthimi i basteve sportive, po konsiderohet seriozisht nga qeveria.

Kujtojmë se në 1 janar të vitit 2018 pas një fushate populiste, qeveria Rama mbylli në mënyrë radikale të gjitha pikat e basteve sportive, por kjo nuk bëri që fenomeni të zhduket.
Përkundrazi ky aktivitet që paguante mijëra punonjës dhe dhjetëra milion euro taksa kur ishte ilegal, ka shpërthyer në “të zezë” nga operatorë të shumtë që punojnë nëpërmjet telefonave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis24/10/2020 14:46

Kan qene fiks 60 milion euro te ardhura per shtetin nga bastet sportive, por edhe rreth 20 mije vende pune te perkthyera ne 20 mije familje qe ushqeheshin me kete industri qe funksionon ne çdo vend te botes. Por doli skizofreni i Surrelit, dhe me nje te rene te lapsit i hodhi keto familje ne rruge te madhe! Çfar ti besh vllaçko Olsit qe braktisi "sketerren kapitaliste" Amerikane, dhe me tu bere vella drogaxhiu kryeminister, erdhi te jetoje i lumtur ne "parajsen socialiste"!

Shto koment

Denonco