Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Ervin Salianji: Misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues

Ervin Salianji: Misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues

22:34, 23/10/2020
A+ Aa A-

Pas lajmeve se është skualifikuar nga gara për të qenë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar edhe ish-deputeti Ervin Salianji. Ky i fundit shkruan se misioni i tij do të jetë një dhe i vetëm, që demokratët të jenë fitues në zgjedhjet e ardhshme.

Të nderuar miq,

Të nderuar demokratë,

Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.

Unë nuk kam përfituar  dhe as jam konsumuar në pushtet.

Kam  sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje  mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca  mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësish?m e legjitim.

Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.

#ditëmëtëmira

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

daku24/10/2020 02:25

Ta futi edhe ty mo?! heheheh nuk je as i pari e as i fundit.

Shto koment

Denonco