Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Këshilltari Ligjor i Metës: Ja si Rama ndryshoi Kodin Zgjedhor për të dobësuar kundërshtarët

Këshilltari Ligjor i Metës: Ja si Rama ndryshoi Kodin Zgjedhor për të dobësuar kundërshtarët

20:54, 23/10/2020
A+ Aa A-

Këshilltari Ligjor I Presidentit Meta, Bledi Dervishaj, ka renditur edhe njëherë të gjitha shkeljet e maxhorancës në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat u kthyen pas në Kuvend ditën e sotme nga Presidenca.

‘14 janar dhe 5 qershor 2020, palët politike në vend arrijnë marrëveshje për reformën zgjedhore;

Në 23 korrik 2020 miratohen ndryshimet konsensuale në Kodin Zgjedhor;

6 shtator 2020, Presidenti cakton mbajtjen e zgjedhjeve në 25 prill 2021;

5 tetor 2020, Kuvendi (mazhoranca) miraton vet disa ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor, pa konsensus. Ndryshon ligjin për të dobësuar kundërshtarët, ndryshojnë dhe disa nene të miratuara me konsensus në 23 korrik;

Kushtetuta shkelet;

Marreveshja e 5 qershorit prishet;

Standartet ndërkombëtare cenohen;

Besimi reciprok i palëve shkatërrohet;

Koha e mbetur për të hyrë në garë 5 muaj;

Komisioni Venecias dhe OSBE-ODIHR në udhëzimet e tyre citojnë si standarte se:

Rregullat thelbësore zgjedhore duhet të nisin të paktën 1 vit para periudhës zgjedhore dhe nuk duhet të ndryshohen gjatë periudhës menjëherë para zgjedhjeve, nëse nuk është absolutisht e nevojshme për ta bërë këtë dhe nëse nuk ekziston një konsensus i fuqishëm/gjithëpërsfshirës në mbështetje të tyre.’

Arsyet e tjera ????

https://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-118-2020-arsyet-e-kthimit-per-rishqyrtim-te-ligjit/?fbclid=IwAR0lmhzwzpC4GPHpCzAuDUjurtNRVePyp1yDMLLKw3CEYJE7NEDZPBEIDvM

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco