Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Lista e PD/ Reagon Tritan Shehu: 2 mendimet e mia

Lista e PD/ Reagon Tritan Shehu: 2 mendimet e mia

18:57, 23/10/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri Tritan Shehu ka reaguar pas qarkullimut të lajmeve se është skualifikuar nga gara e mëtejshme për të qenë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shehu shkruan se atë e ka vlerësuar anëtarësia e Partisë me votën maksimale dhe se nuk kërkon të komentojë mendimet e individëve të ndryshëm, qoftë edhe pjesë e ndonjë ‘komisioni’

‘Në përgjigje të disa pyetjeve që po më vinë në lidhje me hamendësi mediatike për një mendim negativ ndaj meje të një «komisioni», po rendis disa rreshta.

Së pari realisht nuk dua të komentoj mendimet që mund të kene për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjesë e ndonjë «komisioni», kjo do të më dukej e tepërt, jo e nevojëshme dhe vlerësuese.

Pa pasur ndonjë rëndësi thelbësore të qenit apo jo deputet për veprimtarinë time politike, të cilën e kam realizuar që më 1990 si një nga nismëtarët e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnjë nga këto ofiqe kudo ku kam qenë apo ku jam, dua të nenvizoj se:

1-Vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të antarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër.

2-Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, që bëri së fundmi antarësia e PD së Gjirokastrës, e cila ashtu siç më ka mbështetur në këto vite më mbështeti përsëri me votën e saj të qartë. Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD, veçanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mençur, që ashtu siç dinë të të «hapin derën», dine edhe të ta «mbyllin atë», siç edhe ka ndodhur.’-shkruan Tritan Shehu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi23/10/2020 19:39

Pse svlerësohen në bazë klasifikimi sipas votave!!!!!

Shto koment

Denonco