‘Mos më prekni se jam i operuar'/ Zbardhet sherri i Ndocajt me gardistët: Ka dhënë urdhër Rama…

‘Mos më prekni se jam i operuar'/ Zbardhet sherri i Ndocajt me gardistët: Ka dhënë urdhër Rama…

11:36, 23/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka shoqëruar paraditen e sotme ish-deputetin Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe dhe si Kaubojsi. Shkak për shoqërimin e Ndocajt është bërë një incident ku ai ka qenë i përfshirë gjatë përurimit të shtëpisë muze të Gjergj Fishës, dhe ku ka pasur një aktivitet të organizuar me pjesëmarrjen dhe të kreut të qeverisë Edi Rama.

Ndocaj nuk ka pasur ftesë për të qenë i pranishëm në këtë aktivitet, ku do të jetë dhe vetë Rama, dhe kjo është bërë shkak për shoqërimin e tij me forcë, nga ana e punonjësve të Policisë dhe gardës.

Mësohet se gjatë momenteve të shoqërimit Ndocaj u ka kërkuar gardistëve që të mos e dhunonin, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në stomak, nga i cili ende nuk është shëruar plotësisht.

“Mos më prekni se jam i operuar në stomak, mos me prekni me dorë. Ka dhënë urdhër Rama që unë të mos jem në aktivitet”, është shprehur Ndocaj gjatë momenteve të shoqërimit.

Policia-Ndocajt: Jeni pa ftesë, duhet të largoheni nga këtu!

Mësohet se policia po përplaset dhe me qytetarë të tjerë për të mos u afruar në aktivitet.

Banorët e zonës kanë dashur të ndjekin aktivitetin, duke respektuar emrin e Fishtës së madh, por u bë kohë që kryeministri Edi Rama po i mban larg qytetarët ngado që shkon, dhe takimet e tij janë kryesisht me regji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis23/10/2020 14:42

Vetem horrat dhe hajdutet qe vjedhin dit e nat popullin rrethohen me 40 roje. Nje nga keta hajdute eshte edhe Edver Ramiç Kristaqis.

Shto koment

Denonco