Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Berisha: Familjarët e Remzi Hoxhës përdoren rregullisht për fushata, ja çfarë di për zhdukjen e tij

Berisha: Familjarët e Remzi Hoxhës përdoren rregullisht për fushata, ja çfarë di për zhdukjen e tij

21:51, 22/10/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në Çim Peka LIVE edhe për faktin e historia e Remzi Hoxhës shfaqet në mediat e majta sa herë që afrojnë fushatat zgjedhore. Ai tregoi se çfarë di për zhdukjen e tij.

“Nuk ka patur dhe nuk do ketë kurrë një njeri që do të faktojë qoftë me gjënë më të vogël se Sali Berisha ka pasur një informacion, një të dhënë, nga cilido institucion, dhe ka ditur se ekziston Remzi Hoxha mbi dhe. Shpreh keqardhjen për mënyrën se si po e përdorin për qëllime politike. Përdorimi i familjarëve në kohëra elektorale, ka qenë një rregull që nuk i ka nderuar,” tha Berisha.

“Emrin e Remzi Hoxhës e kam dëgjuar nga miku i tij i atëhershëm, Adem Demaçi.

Kam thirrur përgjegjësit e institucioneve dhe u kam kërkuar që të bëjnë gjithçka për gjetjen e tij. Agjencitë kanë thënë që nuk gjejmë asnjë gjurmë.

Kam menduar se mund të jetë eliminuar nga agjenci të huaja, pasi thanë se ishte implikuar në atentat kundër Gligorovit.

Lajmi se është implikuar në atentat kundër meje është një shpifje,” tha Berisha.

Sipas tij, lajmet se Hoxha kishte dijeni për takimet e tij sekrete me personazhe famëkëqinj të Serbisë, janë trillime. Berisha tha se nuk është takuar kurrë në mënyrë sekrete me njerëz.

Berisha tha se nuk është takuar kurrë me Sllobodan Millosheviç, duke theksuar se edhe në samitet ndërkombëtare, Millosheviç shihej si delja e zezë.

Ish-presidenti tha se e ka vizituar Moskën kur ishte kreu i shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco