Berisha: Blushi i përfshirë në aferë, ja pse e dërgova SMS për nënën e Ramës

Berisha: Blushi i përfshirë në aferë, ja pse e dërgova SMS për nënën e Ramës

21:32, 22/10/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se edhe në Zimbabve po hetohet afera si kjo e inceneratorëve, ndërsa kjo nuk ndodh në Shqipëri.

“Edhe në Zimbabve ka një drejtësi që funksionon dhe i pret ministrit një arrest për ndjekje penale, në një kohë kur Shqipëria i lë të livadhisin dhe të shprehen se nuk më intereson procedura. Ky Mirel Famozi, ky nuk është vetëm Arben Ahmetaj që e ka përdorur si sekser. Janë edhe ministra të tjerë. Po e thashë edhe njëherë se SPAK është organi i imunitetit të narkoqeveritarëve,” tha Berisha.

Sipas tij, Ben Blushi është i përfshirë në aferë. “Janë publikuar dokumente të qarta nga media për lidhjen e Ben Blushit me këtë klan mafioz,” tha Berisha.

Ai u pyet edhe për mesazhin që dërgoi për nënën e kryeministrit në emisionin ‘Opinion’, ku Edi Rama po fliste edhe për inceneratorët.

“Të rinjtë shqiptarë nuk kanë një ide se kush ishte Aneja dhe çfarë fatkeqësish bëheshin duke përdorur emrin e saj. Enver Hoxha, për t’u bërë popullor, kudo që shkonte, u fliste për Anenë, për trahananë e Anesë, për petullat e Anesë.

Unë mendoj se secili duhet të nderojë të vdekurit e tij, të afërmit e tij, por nuk mendoj kurrë se mund të përdoret posti për të bërë personazh si Anenë, nënën e Edi Ramës. Edhe unë i them çoji lules asaj, por Kristaqit kurrë, se Kristaqi ishte kasap i vërtetë.

Ai po e përdor për të kthyer në vëmendjen e shqiptarëve Anenë e Enver Hoxhës. Ai ka një vit që nuk takon dot qytetarë. Ai ka një vit që takohet vetëm me zyrtarë ose militantë të sjellë kastile aty Tipike si ai tjetri. Ai zëvendësonte kontaktin me njerëzit duke iu referuar Anesë. Ky mendon se do bëhet më i njerëzishëm duke iu referuar Anetës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco