Berisha kryqëzon Ramën për ‘procedurat’: Inceneratorët helmojnë, u dogjën para ndërtimit

Berisha kryqëzon Ramën për ‘procedurat’: Inceneratorët helmojnë, u dogjën para ndërtimit

21:15, 22/10/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti skandaloze deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama për SYRI TV se nuk i interesojnë procedurat për inceneratorët.

“Djegësi i Elbasanit, i Fierit dhe i Tiranës, nga i cili funksionon vetëm i Elbasanit, janë monopol i një grushti qeveritarësh, që kanë një sekser që quhet Mirel Mërtiri dhe bashkëpunëtorin e tij, Klodian Zoto. Të gjitha këto janë dhënë në shkelje flagrante të procedurave që nuk i interesojnë zotit Rama.

Nëse djegësat nuk janë të teknologjisë së avancuar, helmojnë mjedisin dhe qytetarët.

Problemi është se djegësi mori flakë përpara se të ndërtohet. Ka 14 vendime qeveritare të firmosura brenda një dite. Në 30 vite, por në asnjë vend tjetër, nuk ndodh kurrë një procedurë që të marrë 14 firma ministeriore dhe qeveritare brenda një dite,” tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, nuk është e vërtetë që përpara se Rama të vinte në pushtet, nuk trajtoheshin mbetjet.

“Shqipëria sot është më e mbushur më shumë se kurrë në plehra. Landfilli i Sharrës ka të paktën 20 vite që ekziston aty, e ka lejen që në vitin 2002.

Landfilli i Bushatit dhe i Maliqit në Korçë janë të vitit 2007. Kishte projekt dhe toka gati për landfill në Sarandë. Kishte edhe të tjera projekte. BE ka përcaktuar landfillin si prioritet kryesor,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco