Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Afera e inceneratorëve/ Basha: Janë përfshirë politikanë dhe krimi i organizuar

Afera e inceneratorëve/ Basha: Janë përfshirë politikanë dhe krimi i organizuar

20:11, 22/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se organet e reja të drejtësisë e kanë detyrim para publikuar për të hetuar aferën korruptive të inceneratorëve.

Që në nisjes të intervistës për Euronews, z. Basha tha se SPAK nuk ka dhënë ende asnjë informacion për hetimin.

Kreu i PD tha se çështja është me interes të lartë dhe mund të bëjë publike angazhimin e burimeve njerëzore që janë angazhuar në proces.

“Ka vetëm një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve”, tha z. Basha.

“Janë përfshirë edhe politikanë të korruptuar edhe krimi i organizuar”, shtoi lideri i PD.

Lideri i opozitës tha se, kanë denoncuar aferën prej shumë vitesh duke shtuar se vetë kryeministri po kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk jep llogari për procedurën.

“Ku ndodh që një 22-vjeçare me 1 mijë euro të marrë koncesion me 22 milionë euro”, tha z. Basha.

“Inceneratori i Tiranës dhe Fierit deri tani kanë djegur vetëm paratë e shqiptarëve”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco