Deti në Gjykatën Ndërkombëtare, Basha: Nga Rama përbën rrezik për interesat kombëtare, duhet nga një qeveri legjitime!

Deti në Gjykatën Ndërkombëtare, Basha: Nga Rama përbën rrezik për interesat kombëtare, duhet nga një qeveri legjitime!

13:45, 22/10/2020
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të opozitës, Lulzim Basha:

Pyetje: Z. Basha! Dy ditë më parë në Shqipëri ishte Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe në deklaratën e përbashkët me Kryeministrin Rama lajmëruan se kanë rënë dakord që çështjen e detit ta zgjidhin në gjykatat ndërkombëtare. Ju e njihni mirë pjesën e detit. Si mendoni, Shqipëria shkon me kushte të barabarta në Gjykatën Ndërkombëtare apo më në disfavor apo më e favorizuar?

Lulzim Basha: Prej dhjetë vitesh, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pikëpamja ime dhe e PD-së ka qënë që kjo çështje duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë kombëtare. Sot Shqipëria ka nevojë të përgatisë urgjentisht fazën paraprake, sepse kërkohet një punë shumë e madhe në këtë drejtim.

Për fat të keq, ky nuk është një moment i përshtatshëm. Gjashtë muaj para zgjedhjeve, kjo qeveri nuk ka as legjitimitetin, as shkallën e përgatitjes. Madje, nisur nga deklarimet publike të Kryeministrit mund të përbëjë një rrezik për interesat kombëtare. Jo një garanci për interesat kombëtare, në qoftë se i lihet në dorë përgatitja e procesit të dërgimit të çështjes në drejtësinë ndërkombëtare, që është një punë përgatitore shumë voluminoze.

Ndaj, ajo që kam bërë të qartë është, nga njëra anë jemi konsekuent për atë që kemi thënë prej dhjetë vitesh, që kjo çështje duhet të trajtohet nga organizatat e drejtësisë ndërkombëtare, por nga ana tjetër që duhet që ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhje legjitime e demokratike.

Procesi i përgatitjes para këtij hapi është një proces jashtëzakonisht voluminoz në të cilin pa diskutim pala shqiptare dhe një qeveri legjitime duhet dhe do të mbrojë interesat kombëtare në çdo aspekt të parapërgatitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco