Rreth 4 mln euro për vaksina anti-Covid/ Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen

Rreth 4 mln euro për vaksina anti-Covid/ Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen

12:08, 22/10/2020
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare ka çuar në Kuvend marrëveshjen për blerjen e vaksinën kundër koronavirusit.

Në projektligj theksohet se shuma totale që do të paguajë shteti shqiptar është 3 990 000 euro për një milion e njëqind e dyzet mijë doza, të cilat mbulojnë 20% të popullsisë.

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me Covax për të siguruar vaksinën anti-Covid.  

Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në relacionin shoqërues theksohet se miratimi i këtij projektligji nuk është parashikuar në programin analitik të projekt-akteve të Këshillit të Ministrave të vitit 2020 dhe lind për shkak të urgjencës që paraqet prokurimi i vaksinës kundër COVID-19.

“COVAX” është krijuar si një mekanizëm global për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet. GAVI është një partneritet global, i cili ka në përbërje të tij organizata të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si OBSH, UNICEF, Banka Botërore si dhe partnerë të tjerë që merren me kërkimin dhe zhvillimin e produkteve mjekësore dhe programeve të shëndetit publik.

“Për Shqipërinë, anëtarësimi në këtë Aleancë dhe prokurimi i vaksinës nëpërmjet këtij mekanizmi ofron një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar. Gjithashtu, kjo alternativë është më fleksibël dhe nuk ka kosto shtesë për shtetin shqiptar (kostoja finale është e njëjtë). Qëllimi i COVAX-it është përveçse prokurimi i një vaksine të sigurt kundër COVID-19 edhe sigurimi i kësaj vaksine te të gjitha shtetet, pavarësisht ekonomisë së tyre”, thuhet më tej në relacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco