PD: Sa herë Rama flet për aeroportin virtual të Kukësit, përpiqet të fshehë një korrupsion milionash

PD: Sa herë Rama flet për aeroportin virtual të Kukësit, përpiqet të fshehë një korrupsion milionash

09:54, 22/10/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ia ka shembur sot, Kryeministrit Edi Rama, edhe aeroportin virtual të Kukësit, që në 7 vite të mandatit të tij nuk e ndërtoi, por vazhdon ta mbajë në sy gjatë fluturimeve të tij imagjinare.

Një përplasje faktesh ka ndodhur sot midis dy palëve, të ilustruara me video.

Reagimi i PD-së erdhi pasi Rama publikoi sërish në Fb, videon me ëndërrimet e tij për aeroportin e Kukësit, shoqëruar me të njëjtin premtim disavjeçar, të lodhur tashmë: “Në kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të BE, një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore.”

Por, Dorjan Teliti, Shefi i Kabinetit në PD, e zgjoi nga deliri me këtë mesazh që ia dërgoi me një video online:

“Sa herë Edi Rama premton aeroportin e Kukësit, aq herë përpiqet të fshehë një histori korrupsioni milionash.

Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë.

E gjithë zhurma e propagandës së Edi Ramës për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve.

Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato që as stafi që ia përgatit nuk i beson më se mund të realizohen.

I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në Rrugën e Kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco