'Na këndojnë pushkët nëpër kulla'/ Meta takon veteranin 100-vjeçar

'Na këndojnë pushkët nëpër kulla'/ Meta takon veteranin 100-vjeçar

09:41, 22/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ndau me ndjekësit e tij momente nga takimi me veteranin Hamit Balla.

POSTIMI I METES

Dje në Sukth, në shtëpinë e veteranit shekullor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hamit Balla, për t'i uruar jubileun e artë, 100-vjetorin e lindjes.

I lumtur të kalonim momente festive në një mjedis të ngrohtë, së bashku me dhjetëra të afërm e miq të familjes Balla, nga Hurdhë Muhuri i Dibrës, të shquar për tradita patriotike.

Rrallë ke mundësi të takosh një shembull kaq frymëzues personaliteti si Hamit Balla, ku të jenë jetësuar në mënyrë madhështore atdhedashuria, patriotizmi, fisnikëria, trimëria, mençuria dhe urtësia e dibranit.

Me memorie të kthjellët, si luftëtar i pamposhtur në Luftën e Dytë Botërore, ndamë shumë vlerësime për gjithçka ka ndodhur në Shqipëri këtë shekull dhe mësimet që duhet të nxjerrin gjeneratat e reja për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së kaluarës.

Nuk pata kënaqësi më të madhe se të këndonim së bashku “Na këndojnë pushkët nëpër kulla" të rapsodit të madh dibran, Qerim Sula.

E festofsh shekullin e dytë të jetës tënde me shëndet të plotë e mbarësi, Hamit Balla
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco