Ish-ministri grek: Rama s’e çonte ‘detin’ në Hagë pa lejen e Turqisë, kurth nga Erdogani për…

Ish-ministri grek: Rama s’e çonte ‘detin’ në Hagë pa lejen e Turqisë, kurth nga Erdogani për…

09:06, 22/10/2020
A+ Aa A-

Komentet në dy vendet, Shqipëri dhe Greqi janë të shumta dhe të ndryshme në lidhje me marrëveshjen për të shkuar në Hagë për kufirin detar. Së fundmi ka qenë ish-ministri grek Alekos Papadopulos që komentoi vendimin. Ai ngre pikëpyetjen nëse një lëvizje e tillë është një kurth për Greqinë, pas së cilit fshihet Turqia.

“Nuk kam dyshim se kryeministri shqiptar Edi Rama nuk do të merrte kurrë një vendim për të shkuar në Hagë nëse nuk do të kishte pëlqimin e Presidentit Erdogan.

 Konsideroj se është një kurth metodik, në mënyrë që të rregullohet përgjithmonë statusi i shelfit kontinental për grupet e ishujve të vegjël, siç është Othonoi në Jon, dhe natyrisht që automatikisht do të jetë i zbatueshëm edhe për të tjerë (Kastellorizo etj).

 Do të ishte një paradoks që të zgjidhnim problemet tona me Turqinë përmes Shqipërisë “së tretë”. Unë dua të besoj se qeveria greke do të ketë marrë parasysh rreziqet” tha a.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco