Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

ZGJEDHJET/ Çfarë ndodh nëse do votohej këtë të diel?

ZGJEDHJET/ Çfarë ndodh nëse do votohej këtë të diel?

08:38, 22/10/2020
A+ Aa A-

Rama pranon se qeverisja e tij ka probleme, por shpreson te mirëkuptimi i njerëzve. Sipas tij nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të diel, PS do fitonte më thellë se në 2017-ën. E majta po servir para elektoratit pamjaftueshmërinë e kohës, duke u shfaqur si parti që ka vetëm katër vite në pushtet. Basha nga ana e tij, thotë se ka dy vjet që i kërkon Ramës zgjedhje të parakohshme, madje për këtë qëllim opozita dogji dhe mandatet. Ai shprehet i bindur se nëse do votohej të dielën PD do fitonte bindshëm.

Edi Rama, do hidhte dhe njëherë dorashkën e sfidës kur deklaroi se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të diel, Partia Socialiste do merrte më shumë mandate se në vitin 2017. Ai tha se PS ka zhvilluar anketat e veta, dhe kryeministri njihet si një vëzhgues shfrenetik i sondazheve. Megjithëse sondazhet e vetë partive nuk janë të besueshme, Rama u shpreh se megjithëse qeverisja e tij ka pasur probleme, ai në tetë vjet ka pasur mirëkuptimin e qytetarëve. Por përgjigjja i ka ardhur nga rivali i tij Lulzim Basha, që u shpreh se do ishte i kënaqur që zgjedhjet të zhvilloheshin të dielën pasi do bëhej i mundur kthimi i parave të vjedhura te qytetarët. Basha u shpreh i bindur se opozita do i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Rama

Në fjalën e tij Rama tha se projektimet janë bërë prej kohësh, dhe qeveria e tij ka pasur probleme në të gjitha nivelet, por sipas Ramës ka marrë mirëkuptimin e qytetarëve për këto tetë vite të qeverisjes së tij. Nga ana tjetër, ata që janë poshtë tij, jo më kot i mëshojnë faktit se Rama është një mandat në pushtet.

“Ne e dimë që çdo gjë nuk bëhet brenda një mandati, ajo që është sfidë është fakti se në Tiranë, në masë dërrmuese ne kemi dy pushtete dhe ky ka qenë një kombinim i mirë për të sjellë rilindjen në disa qytete të vendit”, do shprehej Ervin Bushati, një prej të deleguarve politikë të Tiranës, në një intervistë të 20 tetorit 2020, duke fshirë kështu nga kujtesa dështimin e mandatit të parë. Por vetë Rama çfarë thotë “Jemi të vetëdijshëm për problemet e qeverisjes në të gjitha shkallët e veta, por ne kemi qartësisht mirëkuptim në shumicën e arsyeshme të shqiptarëve. Anketimet tona janë të qarta, nëse zgjedhjet bëhen këtë të diel ne dalim më mirë, ata dalin më keq se në 2017-ën”, thotë kryeministri. Deklarata në fakt nuk korrespondon me rezultatin e vitit 2017, ku votat mes PS dhe opozitës së bashkuar ishin thuajse të barabarta, dhe në rast se opozita do kish dalë e bashkuar sot vetë Rama nuk do ishte kryeministër.

Basha

I sigurt në fitore është shprehur dhe Lulzim Basha, i cili thotë se zgjedhjet e parakohshme opozita ka dy vjet që i kërkon, madje për këtë qëllim opozita dogji dhe mandatet. Madje Basha u shpreh se do ishte i gatshëm të hynte në zgjedhje që të hënën, pasi sipas tij sa më shpejt që ato të zhvillohen aq më mirë do ishte. Nuk ka asnjë diskutim, tha Basha, zgjedhjet i fiton opozita. “Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opozitës? Pse hodhi në erë paktin e shkruar në Rezidencën e Ambasadës Amerikane, të përshëndetur nga ndërkombëtarët, duke i mbyllur derën nisjes së negociatave, nëse i dilnin sondazhet në rregull? Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar! Sa më shpejt aq më mirë! Opozita do t’i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen”,– u shpreh Lulzim Basha. Akoma më tej ka shkuar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ku thuajse në çdo takim ka deklaruar se opozita në zgjedhjet e ardhshme do marrë 100 mandate.

Projeksionet

Se çfarë do ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit, kjo mbetet për t’u parë. Në Shqipëri nuk ekzistojnë kompani të specializuara që të bëjnë sondazhe të besueshme. Por në rast se flasim për projeksione, atëherë shanset më të mëdha i ka opozita e bashkuar. Një fitore siç thotë Rama, më thellë se në vitin 2017, shkon kundër çdo logjike elektorale dhe matematikore. Për sa i përket logjikës elektorale qeveria aktuale vjen nga një konsum tetëvjeçar i pushtetit, i mbushur me jo pak skandale dhe punë të parealizuara.

Në tetë vite, Rama, ka shfaqur vetëm projekte në 3D, por në më të shumtën e rasteve ato (projektet) nuk i ka nisur fare apo i ka lënë pa mbaruar. Jo më kot, shqytarët e tij politik mundohen të fshijnë nga memoria kolektive periudhën 2013-2017 të qeverisjes. Tjetra, disfavore për Ramën janë mosrritja asnjëherë e pagave dhe pensioneve (rritja për mjekët dhe arsimtarët vetëm tre muaj para zgjedhjeve është shumë vonë), skandalet e qeverisjes ku denoncimet kanë qenë të panumërta.

Rritja e vazhdueshme e taksave në nivel qendror dhe lokal, të cilat nuk dihet se ku kanë shkuar, mungesa e transparencës e të gjitha me radhë. Nga ana matematikore, Rama është në disavantazh, pasi në 2017-ën megjithëse kishte përballë një PD të rrënuar për shkak të konflikteve të brendshme, të papërgatitur për zgjedhje për shkak të çadrës, sërish përballë opozitës së bashkuar doli thuajse barazim. Pra, partitë e opozitës së bashku morën 758 mijë vota, ndërsa Rama mori 764 mijë.

Pra, vetëm gjashtë mijë vota më shumë. Në rast se këto parti do kishin hyrë të bashkuara, për shkak të sistemit do merrnin rreth 71-72 mandate. Sot jemi në një situatë, ku PD vjen me një mentalitet tjetër. Ka kryer zgjedhje brenda PD-së, dhe kandidaturat e dala mendohet se do maksimizojnë votën, ndërsa partitë e tjera të opozitës po punojnë fort me të pakënaqurit e pjesës së majtë.

Përzgjedhja e kandidatëve në PD – Bardhi i përgjigjet Ramës: Jemi model për rajonin
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, shprehet se e pa kryeministrin Rama sot (dje), të shqetësuar nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Kryeministri ironizoi modelin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD. Bardhi, teksa tregon mesazhet e politikanëve dhe organizatave ndërkombëtare lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda selisë blu, shprehet se Rama nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë e as nga qytetarët. Sipas Bardhit, “zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu”.

Statusi nga Gazment Bardhi

E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot (dje) nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar te krimi, jo te vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv.

“Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS. Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu./Mapo.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis22/10/2020 14:57

Ne rast se zgjedhjet do beheshin sot, Edver Ramiç Kristaqis do merrte 2 domote dhe nji trongell ne mes.

Arqile22/10/2020 11:51

Rama pervec se trapin e popullit do mari dhe kurvat vipa me vete ne burg.

Shto koment

Denonco