Deputeti PDK-së rezulton pozitiv me COVID-19

Deputeti PDK-së rezulton pozitiv me COVID-19

23:05, 21/10/2020
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka rezulatuar pozitiv me COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se dje është testuar ndërsa sot ka marrë rezultatin.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Memli 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco