Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rama shkarkon nga detyra zv/ministren e Financave

Rama shkarkon nga detyra zv/ministren e Financave

18:47, 21/10/2020
A+ Aa A-

Qeveria ka liruar nga detyra zv/ministren e Financave, Belinda Ikonomi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Lirimi i saj nga detyra është firmosur nga zv. kryeministri Erion  Braçe në mungesë të kreut të qeverisë Edi Rama.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj lëvizje si dhe as emri zëvendësues.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco