Rama takim tek inceneratori i Elbasanit/ Paloka: Po i jep një mesazh SPAK-ut

Rama takim tek inceneratori i Elbasanit/ Paloka: Po i jep një mesazh SPAK-ut

17:06, 21/10/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e ka cilësuar si tejet të gjetur nga ana e Ramës, grumbullimin që u bëri të tijve në inceneratorin e Elbasanit, pikërisht në një grumbullim plehrash.

Paloka tha ndër të tjera se: ‘Dalja e Ramës në inceneratorin e Elbasanit, është sinjal i qartë për SPAK dhe drejtësinë, teksa u tha të tijëve se:  “Pas inceneratorëve jam unë dhe ju mos guxoni të hetoni!” 

‘Pyetje: Z.Rama prezantoi platformën “Deputeti që duam” nga inceneratori i Elbasanit. Keni një koment? 

Edi Paloka: Në fakt ky qejfliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot.

Ka vite që Partinë Socialiste e ka kthyer jo vetëm në organizatë kriminale por edhe në kosh plehrash. Pasi ka përzënë nga Partia Socialiste gjithë figurat intelektuale dhe të ndershme, e dimë të gjithë që ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Dhe thash, simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja të prezantonte të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte. 

Në fakt halli i Ramës ka qenë tjetër dhe është shumë më i madh se kjo që thash unë. Halli i tij është që paniku që e ka zënë lidhur me hetimin e inceneratorëve.

Sot paradite u përpoq të lante duart duke iu thënë edhe publikut, edhe atyre që kanë vënë firmat për inceneratorët, jeni ju përgjegjësit.

Para gazetarëve, ju e dëgjuat që tha “Unë nuk kam punë me procedurat. Ato i bëjnë të tjerët. unë shoh vetëm rezultatin.” Ndërkohë dalja në inceneratorin e Elbasanit është sinjal i qartë për SPAK, për drejtëisnë iu thotë “Pas inceneratorëve jam unë dhe ju mos guxoni të hetoni!” 

Kaq është i gjithë qëllimi i Ramës sot, daljes së tij në Elbasan ka qenë që t’i thotë drejtësisë të mos guxoni të merreni me këtë çështje sepse inceneratorët janë të mitë dhe po u morët problemet do të jenë tuajat.”

Kaq është e gjitha!

Megjithatë thash, simbolikë më të gjetur nuk mund të kishte për Ramën.

Pyetje: Z.Rama nga Elbasani deklaroi se kjo është opozita më mizerabël që prej 1991. Keni një koment?

Edi Paloka: Po, e deklaroi në vendgrumbullimin e plehrave. Shumë mirë bëri. faleminderit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco