Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Drejtësia e re nuk heton 'Rilindasit'/ Pushohet çështja ndaj Maznikut dhe Fushës

Drejtësia e re nuk heton 'Rilindasit'/ Pushohet çështja ndaj Maznikut dhe Fushës

13:26, 21/10/2020
A+ Aa A-

Edhe njëherë drejtësia e re e Edi Ramës tregoi nuk heton asnjë rilindas, por veç popullin e thjeshtë.

Gjykata e Tiranës sot ka pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha, të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’.

Gjyqtari Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale.

Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.

Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e Aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK.

Në shtator 2019, disa media publikuan një formular të firmosur nga Shkëlqim Fusha, i cili autorizonte Arbjan Maznikun të përdorë kartën e kreditit të Shkëlqim Fushës për të paguar shpenzimet e tij në Hotelin ‘Alma’ në Barcelonë, më datë 21 qershor.

Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy net në hotelin në Barcelonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx21/10/2020 15:22

Po pse besuat se rilindja do bente reforme ne drejtesi. Si mund te reformohet gjyqsori nga nje egzekutiv mafjoz dhe korruptuar, ai vetem mund te kapet, por kursesi reformohet.

Fiku bashkis21/10/2020 14:24

Drejtesia e re e rivdekjes funksionon vetem po te kapet ndonje teper i rrezikshem me nje cigare hashash, ose ndonje i vobekte qe nuk paguan dot dritat dhe ujin! Horrat dhe morrat e rivdekjes qe bojn kerdine me miliona eurot e buxhetit jane te paprekshem! Gjithsesi 25 prilli po afrohet me shpejtesi, dhe banda e Edver Ramiç Kristaqis po pregatitet shpirterisht per kapjen e sapunit ke 7 penxheret.

dulla21/10/2020 14:18

Shume mire! Pse cfare kerkoni ju? pse duhet te denohet personi? Bossi i dha karten e kreditit per ta perdor dhe ky e perdori denjesisht. TE NDERUAR "POPULL'", PUNONI DHE BEHUNI GATI SE ZGJEDHJET ERDHEN DHE KATUNARI I BERATIT DO VOTAT. PRA, BEHUNI GATI TE VOTONI PER KATUNARIN. HAJT TUNG TANI! ME RRESPEKT DULLA NGA LICEU, RRUGA E KAVAJES, KATUNAR

Shto koment

Denonco