Deklarata e Ramës për ‘detin’, zëdhënësi i Metës: Kryeministri gënjen edhe kur nuk hap gojën

Deklarata e Ramës për ‘detin’, zëdhënësi i Metës: Kryeministri gënjen edhe kur nuk hap gojën

12:40, 21/10/2020
A+ Aa A-

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet”, ky ka qenë reagimi i menjëhershëm i zëdhënsit të Presidentit Meta pas prononcimeve të Ramës për Metën në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Postimi i plotë:

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Mashtrimi është vesi i tij!

Vesi del me shpirtin!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco