Basha: Sot depozituam kallëzimin e tretë në SPAK, atë për inceneratorët

Basha: Sot depozituam kallëzimin e tretë në SPAK, atë për inceneratorët

12:36, 21/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi se sot kanë dorëzuar në SPAK, kallëzimin e tretë penal kundër inceneratorëve dhe konkretisht të inceneratorit të Fierit. 

Në një bashkëbisedim me gazetarët për zbardhjen e aferës 400 milionë euro të qeverisë me inceneratorët, Basha tha:

“Ditën e sotme përfaqësuesit e PD-së po depozitojnë kallëzimin e tretë penal për inceneratorin e Fierit. Ditën e hënë dhe të martën u dorëzuan kallëzimet për inceneratorët e Tiranës dhe të Elbasanit.”

Në vijim u dëgjuan deklaratat e dy përfaqësuesve të PD-së, Çlirim Gjata dhe Enkelejd Alibeaj pas dorëzimit të padisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco