Basha tregon Buxhetin e 2021: Rama vazhdon vjedhjen, 20 mln euro të tjera për inceneratorët

Basha tregon Buxhetin e 2021: Rama vazhdon vjedhjen, 20 mln euro të tjera për inceneratorët

12:29, 21/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, foli sot për vjedhjen e shekullit, mbi 400 milionë euro të shqiptarëve për tre afera korruptive, që deri sot u kanë kushtuar shqiptarëve deri sot 75 milionë euro të taksave të tyre dhe zbuloi të tjera fakte të rënda duke iu referuar vendimin më të ri të qeverisë

“Arsyeja pse i ka bërë bisht edhe sot pyetjeve që ka dy javë që nuk i përgjigjet, - tha Basha para gazetarëve, - është zbuluar në vendimin e djeshëm të qeverisë për të prezantuar Buxhetin 2021.

Buxheti më i papërgjegjshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite dhe tablo më e qartë e Edi Ramës dhe shqiptarëve përballë njeri- tjetrit.

Shqiptarët përballë njeriu që edhe në muajt e fundit të pushtetit vazhdon të vjedhë paratë e tyre për koncesione e PPP si ajo e inceneratorëve. Kam tabelën se sa para ka planifikuar Edi Rama ka planifikuar t’u japë në vitin e ardhshëm.

Vetëm inceneratorët do të marrin vitin e ardhshëm 20 milionë euro, në total afro 120 milionë euro janë planifikuar t’u paguhen këtyre kontratave dhe koncesnioneve korruptive.

Kjo shumë është gjashtë herë më e lartë se plani për indeksimin e pensioneve dhe tre herë më e lartë se shuma dedikuar për gjthë familjet në nevojë dhe ndihmë ekonomike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis21/10/2020 14:32

Se kush eshte Edver Ramiç hajduti e kane te qarte shum mir shqiptaret. Ju z.Basha keni per detyre qe sa te vini ne pushtet pas 25 prillit, kete horr bashke me banden e tij te hajduteve, ta çoni atje ku e kane vendin llumrat e mega vjedhjes dhe grabitjes se ketij populli te varfer deri ne dhimbje.

Shto koment

Denonco