Rama shfrenon imagjinatën në 3D: Pas aeroporteve, edhe dy porte të rinj

Rama shfrenon imagjinatën në 3D: Pas aeroporteve, edhe dy porte të rinj

11:14, 21/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur konferencën e tij me gazetarët, e cila sot do të ndalet te projektet infrastrukturore, që kanë nisur apo do të nisin në vendin tonë, përfshirë porte edhe aeroporte, që sipas kryeministrit do të nxisin turizmin.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se ditën e nis dhe e mbyll me një telefonatë me ministren Belinda Balluku, për ta pyetur lidhur me garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Rama tha se vendi më në fund do të ketë katër aeroporte, pas Tiranës, Kukësit, Vlorës dhe Sarandës, ku duhet thënë se tre të fundit janë ende projekte në letër.

“Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të, për të çarë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gara është ndërprerë për momentin si pasojë e pandemisë, dhe ne duam që të garantojmë pjesëmarrjen e kompanive që merren me aeroporte, që në fakt janë pjesa edhe më e goditur nga pandemia.

Sa të mbyllet gara për aeroportin e Vlorës, ne jemi gati të hapim garën për aeroportin e Sarandës, që do të jetë më i vogël, dhe natyrisht me impakt strategjik për turizmin. Po ashtu do të kemi një transformim të portit të Durrësit dhe të Vlorës, përfshihet dhe një port turistik në zgjatimin e Lungomares, për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që nuk harroi që të bënte batutën e tij të përsëritur për aeroportin e Kukësit, ku tha se do të sjellë 120 të rinj nga Londra që janë vota të sigurta për PD-në.

“Kush do shajë më shumë do hypë në avion, dhe do i sjell në Kukës që të votojnë për Partinë Demokratike, shpresoj që ta realizoj këtë, pse nuk shkoni një ditë që të shihni punën që është bërë në Kukës, ku është një kantier i gjallë ndërtimi”, tha më tej Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis21/10/2020 15:09

Po o kllufi i Surrelit po, e thene kjo nga kamarja jote e qelbur, shum shpejt rivdekja jote do ndertoje dhe linjen hekurudhore Surrel-Nju Jork!!! Ik o kokrra hajdutit e futja vrapit, se ty nuk te beso mo as Linda qe e ke ne krevat noten, se diten kushedi nga bredh me kale.

Ceni21/10/2020 13:28

Na lliu

Fasli21/10/2020 11:46

Degjo ketu mor rrenacak. Aeroporti i Kukesit ishte gati dhe eshte financuar nga Qeveria e Emirateve te Bashkuara Arabe, dhurate popullit te Kukesit per bujarine e mikpritjen e Kosovareve. Ky aeroport u ndertua ne kohen e qeverise Berisha. Ti genjen. Hajde shikoni o njerez ca po behet. Vetem lerohet toka anash qe duket nga sateliti e kuqe, po shtojne disa kollona hekuri per te zgjeruar sallonin e pritjeve te udhetareve, kaq. Asgje me teper. E bente vete qeveria kaq pak gje, skishte pse e jepte Aeroportin me koncension, sepse ishte gati. Me ca po shohim, edhe Kastrati do marre fund shpejt si Duraku. E bashke me ta edhe Rama. Kuksianet i ke gati me ta djeg traun edhe ne Surrel po deshe. Nuk i mashtron dot. Jane te vetmit ne Shqiperi qe nuk u mashtruan nga ti, rilindja dhe rikomunizmi juaj. Mbaj gojen kur flet per Kuksiant, se ti e di qe te merret goja kur flet per ta.

Ridhjersi21/10/2020 11:24

Ky e bên edhe një port në Kukës, po t'i vihet

Shto koment

Denonco