Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin/ Gazetari: Ja pra që nuk qenka sajesë

Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin/ Gazetari: Ja pra që nuk qenka sajesë

10:07, 21/10/2020
A+ Aa A-

Arrestimi i katër personave që do të ekzekutonin biznesmenin Andon Dhima ka sjellë edhe reagimin e gazetarit Artan Hoxha. Ai ka ironizuar mediat pranë qeverisë, kryesisht gazetën Shqiptarja.com, të cilat raportuan se atentati mund të ishte sajim.

Kujtojmë se Dhima ka akuzuar gazetarin Ben Blushi se ka gisht pas këtij sulmi.

“Ja pra që ngjarja ndaj biznesmenit Andon Dhima nuk paska qenë e sajuar për të njollosur imazhin “qelibar” të “Agushëve” rilindas, dhe për të marre letra për azil politik.

Pra “Caro Agushi”, që të doli rryli i fytit ta nxirrje ngjarje të sajuar nëpërmjet frëngjisë së kotecit tënd...

-paska atentat të dështuar,

-paska dy ekzekutorë,

-paska dy bashkëpunëtorë,

-paska armë zjarri,

-paska maska fytyre që nuk identifikohen dot nga roja i pallatit vrasesit,

-paska të arrestuar që nuk qenkan amatorë, sepse kanë marrë pjesë në shumë ngjarje kriminale të mëparshme, madje paskan bërë dhe “trajnim special” në burg...

Je kapur me presh në duar Agush, duke mashtruar ditën për diell, dhe duke dashur të fajësosh publikisht një biznesmen, që me fat i shpëtoi vdekjes, si njeri që kishte sajuar ngjarjen për të marrë azil në BE,” shkruan Hoxha, duke postuar komunikatën e policisë për arrestimin e autorëve me precedent të theksuar kriminalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis21/10/2020 15:22

Ja pra qe krisma paska patur o Karo bolja dhe Mjero Gelbaza! O sinjor bashkehajdut me qeverisjen e rivdekjes Karo bolja dhe Mjero Gelbaza, qe nga zelli juaj i tepruar per ti lepire bythen hajdutit te Surrelit, çkeni per te thene tashi kur ju flet bytha dhe goja para mendjes?

Carlo bolinot21/10/2020 10:41

Cte beje Carloja ka ardh ne Shqiperi dhe i del Bingoja Per ne Itali ai ishte i kompletuar si organ pasi keshtu eshte emri dhe mbiemri i tij ,atje ashtu do mbetej ketu u be milioner duke u ngjirur studjove duke lepire sumen e qeverise

Shto koment

Denonco