Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Buxheti i 2021 – Rama dyfishon pagesat e PPP-ve për vitin e ardhshëm

Buxheti i 2021 – Rama dyfishon pagesat e PPP-ve për vitin e ardhshëm

09:30, 21/10/2020
A+ Aa A-

Sipas të dhënave të bëra publike në relacionin e ligjit për buxhetin, del se 50% e ekonomisë shqiptare është dhënë me koncesion.

Që nga hidrocentralet, rrugët, shëndetësia, arsimi, peshkimi, rekreacioni i qyteteve dhe deri te rritja e fidanëve në Cërrik, rezultojnë kontrata koncesionare.

Për vitin 2021, Rama pritet të dyfishojë pagesat për kontratat e PPP-ve duke i çuar në 127 milionë euro. Rritje pritet të ketë dhe borxhi publik me 880 milionë euro, duke iu afruar shifrës prej 90% të GDP.

Për vitin 2021, çdo shqiptari vetëm interesa të borxhit qeveritar, do i duhet të paguajë rreth 110 euro

Rreth gjysma e ekonomisë së Shqipërisë, është dhënë me koncesion ose me PPP nga ana e qeverisë Rama. Në relacionin që i bashkëngjitet buxhetit, thuhet se vlera e kontratave që ka lidhur qeveria me privatin shkon në 49.8 për qind të Prodhimit të përgjithshëm bruto.

Që nga hidrocentralet, rrugët, shëndetësia, arsimi, peshkimi, rekreacioni i qyteteve dhe deri te rritja e fidanëve në Cërrik, rezultojnë kontrata koncesionare.

Ndërkohë që metoda e PPP-ve nuk do ndalet as në vitin 2021, ku parashikohen të jepen me koncesion të tjerë sektorë të ekonomisë.

Pagesat

Sipas projektbuxhetit, për vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do paguajë 127 milionë euro ose 14.46 miliardë lekë euro për PPP. Një shumë e përafërt që qeveria shpenzoi për të gjithë pandeminë.

Bëhet fjalë për koncesionet të cilat kanë mbështetjen financiare të shtetit. Janë 14 të tilla ku 13 janë dhënë pas vitit 2015.

Bëhet fjalë për koncesionet në shëndetësi, ku ai i Check-Up për vitin 2021, do përfitojë rreth 7 milionë euro, koncesioni i sterilizimit që përfiton rreth 10 milionë euro në vit, ai i dializës me 6 milionë euro apo koncesioni i laboratorëve me rreth 3.5 milionë euro.

Gjithashtu, janë dhe një sërë koncesionesh të rrugëve, si ajo e Arbrit që vetëm këtë vit do marrë 35 milionë euro, përmirësimi i rrugës Milot-Morinë me 7 milionë euro e kështu me radhë.

Në radhën e koncesioneve është dhe Bashkia e Tiranës, e cila që prej vitit 2017 ka dhënë me koncesion infrastrukturën arsimore.

Gjithashtu, në parashikimin e investimeve janë dhe incineratorët e Fierit, Elbasanit dhe ai i Tiranës.

Vitin e kaluar pagesat për koncesionet u reduktuan për shkak të pandemisë, por me sa duket qeveria është kujdesur që humbjet t’i zëvendësojë këtë vit.

Koncesionet e reja

Ndërkohë për vitin 2021 janë në proces dhe gjashtë koncesione të tjera me vlerë kontratash të përgjithshme rreth 195 milionë euro.

Pjesën kryesore e zë fillimi i autostradës Milot-Fier me vlerë rreth 140 milionë euro, dhënia e shërbimit të kontrollit të automjeteve me vlerë 17 milionë euro, aeroporti i Vlorës me vlerë rreth 10 milionë euro etj.

Por një koncesion i çuditshëm është dhënë në Elbasan. Kështu qeveria do paguajë rreth 7 milionë euro për përmirësimin e pamjes së disa blloqeve të banimit në Elbasan, kur në fakt kjo do duhej të ishte punë e Bashkisë së atij qyteti.

Rritja e borxhit

Por si parashikohen pritshmëritë për vitin e ardhshëm. Kështu qeveria ka ndërmend të ngrejë sërish borxhin publik me 880 milionë euro të tjera, përveç atyre që mori vitin e kaluar.

Nuk dihet, se përse i do qeveria këto para ndërkohë që duhet theksuar se 2021 është vit zgjedhor. Në rast se ndodh një gjë e tillë atëherë niveli i borxhit e kapërcen shifrën e 90% të GDP, duke iu drejtuar kështu me shpejtësi nivelit 100%.

Qeveria pretendon se niveli i borxhit është 81%, por kjo hidhet poshtë nga ekspertët që shprehen se qeveria po fsheh shifrat, dhe se borxhi aktual ka arritur në masën e 84% të PPB.

Interesat e borxhit shtetëror për vitin e ardhshëm, pritet të arrijnë shifrën e gati 350 milionë euro, ose e thënë më qartë çdo shqiptari i duhet të paguajë rreth 110 euro vetëm interesa që qeveria i ka marrë dhe nuk dihet se ku i ka shpenzuar në këto tetë vjet.

Taksat

Por a do ketë rritje taksash? Qeveria shprehet optimiste në relacionin e saj për arritjet e buxhetit, por ende nuk e ka të qartë se ku do i marrë të ardhurat.

Rritja e rrogës minimale do sjellë patjetër rritje të pagesës së kontributeve nga ana e sipërmarrësve, por edhe biznesit të vogël. Vetëm nga kjo lëvizje, buxheti i shtetit do arkëtojë rreth 25 milionë euro.

Por vitin e ardhshëm, pritet dhe reformimi i sistemit fiskal të taksave, ku bizneset do të detyrohen të riblejnë dhe një herë kasat fiskale që kanë një çmim të kripur prej më shumë se 300 euro.

Për sa i përket Bashkisë së Tiranës, ku është dhe një numër i lartë i përqendrimit të bizneseve, duhet pritur miratimi i buxhetit nga Këshilli Bashkiak. Ky institucion i ka rritur taksat për çdo vit nga 10 deri në 17 %./Mapo.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco