PD - Ramës: Fermeri s’lexon propagandën, po xhepat e shpuar nga taksat, kostot dhe kalbja e prodhimeve

PD - Ramës: Fermeri s’lexon propagandën, po xhepat e shpuar nga taksat, kostot dhe kalbja e prodhimeve

09:22, 21/10/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike nuk e ka lejuar kryeministrin as sot të spekullojë me faktet për ndryshimet që ka sjellë në bujqësi, duke nisur sipas Ramës që nga “zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, që janë rezultate të politikave të reja orientuese dhe mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria, të punës në fshat.”

Dorjan Teliti nga selia e PD-së ia ka kthyer përgjigjen Ramës duke publikuar bilancin e së vërtetës në bujqësi:

“Pasi ka dështuar të japë llogari për premtimet e pambajtura për bujqësinë, Edi Rama orvatet t’u hedhë hi syve fermerëve të falimentuar nga taksat e larta dhe mungesa e mbështetjes konkrete për to, - shkruan Teliti në Fb. - Në 2013 premtoi naftë pa akcizë për fermerët, por u shtoi edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër. Vetëm nga kjo taksë absurde që s’ka asnjë lidhje me bujqësinë, fermerët kanë paguar rreth 100 milion euro në 7 vitet e qeverisjes së tij.

U premtoi fermerëve 40 milion euro investime në vit, por nuk ka financuar as gjysmën e tyre. Ndërsa 70% e fondeve të akorduara janë dhuratë nga Bashkimi Europian.

Bilanci i vërtetë i Edi Ramës në bujqësi është ky:

rreth 100 milion euro taksë qarkullimi paguar nga fermerët në shtatë vite;

70% të fondeve për bujqësinë i përfitojnë 50-60 grosistë;

2% e fermerëve kanë marrë mbështetje, ndërsa 98% e tyre nuk e kanë parë dorën e ndihmës nga shteti;

30-40% më e lartë është kosto e prodhimit krahasuar me rajonin;

30% më i ulët është rendimenti i prodhimit bujqësor e blegtoral, krahasuar me rajonin;

2/3 e tokës nuk kanë akses në ujitje e kullim;

Vetëm 2,8% e fermave kanë traktorë apo mjete të mekanizuara.

Fermeri shqiptar nuk lexon grafikët e vizatuar nga propaganda. Fermeri shqiptar lexon xhepat e tij të shpuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pashitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti," ka përfunduar Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pa emer21/10/2020 10:36

kete here do i blejne votat per gjysem thesi miell

Shto koment

Denonco