Merita McCormack në A-Show: Ja pse Biden nuk është figura e duhur për të udhëhequr Amerikën

Merita McCormack në A-Show: Ja pse Biden nuk është figura e duhur për të udhëhequr Amerikën

22:14, 20/10/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje skype me A-Show, me gazetarin, Adi Krasta, Merita Bajraktari McCormack shkrimtare që jeton dhe punon në Ëashington, ka ndarë me publikun edhe opinionin e saj pse Joe Biden nuk është një president i duhur për Amerikën.

‘Të them të vërtetën çdo votues në Amerike e ka të mbushur mendjen për kë do të votojë që në vitin 2016.

Kur vjen puna për Presidentin Trump sondazhet edhe ne vitin 2016 ishin të gabuara.

Askush nuk i beson sondazhet kur ka provën e kaluar.

Por ai ndihet mirë kur i thonë se është lart.

Do të doja që tëitterat e tij të mos dilnin por nuk e kam në dorë.

Fjala ‘Fake News’ që përdoret në anglisht ka një të vërtetë shumë të madhe.

Presidenti Trump e vlerëson shumë këshillën e ekspertëve. Po kështu edhe Dr. Faucin.

Unë mund të them që Presidenti Trump e ka pasur gjithmonë me vete Dr. Faucin.

Trumpit i ra një barrë shumë e madhe me Covid, por ai e ka balancuar shumë mirë.

Qe me masat që ka marrë që në janar,.

Trump i bën lajmet vetë, mos dëgjoni media të tjera.’

Znj, Mc Cormack u ndal edhe te figura e Joe Biden.

‘Z. Biden është një politikan i karrierës.

Ka bërë shumë për kombin tonë, ka kontribut të veçcantë.

Por si kandidat i partisë Demokrate, mendoj se nëse do isha e afërme i tij do i thoja të hiqte dorë.

Me keqardhje mund të them, edhe pse shumë shqiptarë do votojnë për Biden, ai nuk është për Amerikën.

Ne jemi për jetën, kurse Biden është pro aborteve. E dini që nga vitet 70, 61 milionë amerikanë kanë humbur jetën’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco