‘Deti’ në Hagë/ Fuga ngre pikëpyetje: Po nëse vendimi është i padrejtë…

‘Deti’ në Hagë/ Fuga ngre pikëpyetje: Po nëse vendimi është i padrejtë…

20:47, 20/10/2020
A+ Aa A-

Deklarata e kryeministrit Edi Rama dhe dakordësia mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për të shkuar në Hagë për çështjen e detit, ka krijuar shumë reagime kundër, ku nuk ka munguar as komenti i akademikut Artan Fuga. Në postimin e tij në Facebook, Fuga shprehet se qytetarët janë të shqetësuar pasi Shqipëria nuk ka asnjë qëndrim, kurse Greqia e ka të qartë çfarë do.

Sipas Fugës, një tjetër çështje e diskutueshme është dhe fakti se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në gjykatë dhe çfarë do ndodhë nëse vendimi i gjykatës ndërkombëtare është i padrejtë?

Ai thotë se Shqipëria duhet të përcaktojë qendrimin e vet, ta aprovojë me referendum, ose nga Gjykata Kushtetuese, nga Kuvendi që do dali pas 25 prillit, pastaj me këtë pozicion të paraqitet në Gjykatë.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Ne qytetarët nuk jemi fare të qetë sepse u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të shkojnë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e detit.

Sepse ne shohim që ne nuk kemi asnjë pozicion paraprak politik dhe juridik që edhe peshqit, delfinët, peshkaqenët, bretkocat, yjet e detit, kandidalët e detit, mjellmat janë të shqetësuara.

Për tre arësye:

E para, sepse në një gjykatë ti shkon me një qendrim: Akuzon, mbrohesh, ankohesh, kërkon drejtësi, je dakord me palën tjetër, apo si? Ne nuk kemi asnjë qendrim, Greqia më ja lumsha e ka të qartë! Nëse je dakord me atë qendrim, atëhere pse na çon në gjykatë? Për t'u justifikuar pastaj? Asnjë justifikim nuk ka!

E dyta, kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në gjykatë ka shumë rëndësi. Shqipëria duhet të përcaktojë qendrimin e vet, ta aprovojë me referendum, ose nga Gjykata Kushtetuese, nga Kuvendi që do dali pas 25 prillit, pastaj me këtë pozicion të paraqitet në Gjykatë.

Prandaj në Kuvendin e 25 prillit mos çojmë zara, të fortë lagjesh, servila, apo pula të struktura në pendët e kryetarëve, por njerëz që të jenë figura kombëtare.

Mos çojmë individë që janë të mirë për këshilla bashkie a Komune!

E treta, gjykata nuk është vendimtare. Nëse vendimi është i drejtë dhe na shkon për shtat atëhere në rregull, por nëse vendimi është i padrejtë, ne duhet që tani të themi se mbi vullnetitn e popullit shqiptar nuk ka Gjykatë që del. Sepse ka OKB, ka Nato, ka, Parlament europian. Në çështje kufitare ka jurisprudencë ndërkombëtare, por ka edhe vullnet politik shtetror. Vendimet e padrejta shqiptarët nuk i kanë njohur kurrë, që nga Ismail Qemali dhe drejtues të tjerë të shtetit shqiptar!

Prandaj dakordësia për të shkuar në Gjykatë ndërkombêtare është një vërë në ujë, miku grek, përfaqësues i një vendi mikpritës ndaj shqiptarëve, vend i bukur në admirim, me tradita të lashta, me të cilët duhet të jemi miq, kot paska ardhur. Sepse këtë dakordësi mund ta kishin bërë me një sms ose me një mesazh në whatsapp.

Deklaratat telegrafike mos na bëjnë idiota!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco