Çfarë bisedoi ish-shefi i shërbimeve sekrete rumune me krerët e PS?

Çfarë bisedoi ish-shefi i shërbimeve sekrete rumune me krerët e PS?

20:12, 20/10/2020
A+ Aa A-

Ish-zv/drejtori i Shërbimit të Inteligjencës Rumune (SRI), Florian Coldea është parë të qarkullojë në restorantet dhe hotelet e Tiranës me takime me politikanë, biznesmenë dhe persona të dyshimtë.

Sipas burimeve të faktor.al, Gjeneral Goldea ka takuar politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë 3 ditë më parë në Tiranë. Nuk dihet për çfarë pune z. Coldea ka qenë në Tiranë, duke qenë se punët e fshehta dhe të errëta janë çështje të profesionit të tij. Mbi të dhënat që disponon redaksia e Faktor.al, hidhet dyshimi se Coldea ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama, përveç drejtuesve të tjerë të PS, por për të cilin akoma nuk kemi fakte…

Gjeneral Lejtnant Florian Coldea, i cili ishte Zëvendës Drejtori i parë i Inteligjencës rumune për 12 vjet, u shkarkua nga detyra në vitin 2017, pasi ish-deputeti Sebastian Ghita, një i arratisur i drejtësisë për çështjen e korrupsionit të ish-kryeministrit rumun Viktor Ponta, deklaroi se ka bërë pushime verore së bashku me nr.2 të inteligjencës dhe prokuroren Laura Codresi  (sot kryeprokurore e BE).

Në këtë dosje të komplikuar, prokuroria rumune dyshonte për një shkëmbim favorizimesh midis Victor Ponta dhe mikut të tij Sebastian Ghi??. Ky i fundit kishte financuar një vizitë nga Toni Bler në Rumani për një shifër 220,000 euro.

Karriera

Florian Coldea, 48 vjeç, u emërua Zëvendës Drejtori i parë i SRI në korrik 2005, nga ish-Presidenti Traian Basescu. Emërimi u bë menjëherë pasi autoritetet rumune gjetën tre gazetarët që ishin rrëmbyer në Irak. Coldea mori pjesë direkt në atë operacion. Basescu promovoi Coldea në Gjeneral, në 2008, në Gjeneral Major, në 2012 dhe në Gjeneral Lejtnant, në 2014.

Në 2007, kur Traian Basescu u pezullua për herë të parë, ish-presidenti i Partisë Social Demokratike (PSD), Mircea Geoana, paraqiti dy shënime përmbledhëse që SRI dyshohet se u kishte bërë tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Geoana akuzoi Coldea në atë kohë se ai donte të shantazhonte tre gjyqtarët për të marrë një vendim të favorshëm për Basescu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco