FOTO/ Po shkonin te Rama, plas grushti mes policisë e protestuesve, humb ndjenjat një person

FOTO/ Po shkonin te Rama, plas grushti mes policisë e protestuesve, humb ndjenjat një person

12:33, 20/10/2020
A+ Aa A-

Protestuesit çamë kanë bërë publik lajmin se do të ndjekin të gjitha lëvizjet e ministrit grek në Tiranë dhe do të protestojnë kudo që ai do të ndodhet.

Gjatë zhvendosjes së protestuesve nga ambientet e Ministrisë së Jashtme drejt kryeministrisë, ka agravuar situata në përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, ku siç shihet që një person ka humbur ndjenjat.

‘Është arrestuar Bojken Abazi bashkë me aktivistë të tjerë të shoqërisë civile, i jam drejtuar disa herë punonjësve të Policisë, se ne nuk kemi ardhur këtu për të treguar forcën me ta, kemi ardhur për të protestuar kundër ministrit të jashtëm grekë.

Ky është një turp i Policisë Shqiptare. Nëse janë trima, të turren në jug, dhe të kapinm hajdutët e vrasësit, dhe të mos merren me shqiptarët e Çamërisë.

Do u mbajmë mend emër për emër dhe fytyrë për fytyrë, të gjithëve ju që sot vepruat në shkelje të ligjit’.- u shpreh Idrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco