Ish-drejtoresha e Tatimeve rrëzon Spiropalin: Rafineria e Ballshit shtetërore, jo e privatit

Ish-drejtoresha e Tatimeve rrëzon Spiropalin: Rafineria e Ballshit shtetërore, jo e privatit

22:06, 19/10/2020
A+ Aa A-

Në studion e Çim Peka Live, Ministrja për Shtetin në qeverinë Rama mohoi që Rafineria e Ballshit të ishte një pronë shtetërore, duke e cilësuar si një problem të naftëtarëve dhe kompanisë që e ka privatizuar problemin e pagave të prapambetura. Por kjo deklaratë është rrëzuar edhe njëherë poshtë nga ish-drejtoresha e Tatimeve në qeverinë Rama, Briseida Shehaj, e cila në një ndërhyrje në emision sqaroi edhe pse kjo rafineri është ende pronë shtetërore.  

Spiropali: Mbi të gjitha kam shumë ndjeshmëri për ata naftëtarë

Por ky është një proces shumë i gjatë privatizimi barbar që nuk është bërë nga ne.

Por daton shumë më herët se viti 2014.

Unë po ju them se e kam ndjekur edhe më herët dhe kryeministri dhe ministrja e Energjitikës kanë qenë në dispozicion për të negociuar me palët kontraktuale, midis naftëtarëve dhe privatit.

Jo vetëm kemi ndërhyrë midis tyre, por kryeministri ka shkuar edhe shumë më lart, ka biseduar në Turqi.

Qeveria nuk mund të ndërhyjë midis palëve kontraktuale.

Çdo përdorim tjetër si zonja Kryemadhi e cila po u qantë hallin atyre njerëz janë vetëm një përdorim i turpshëm politik.

Ndërhyn në emision Briseida Shehaj

Shehaj: Meqënëse Spiropali tha s’kam lidhje me këtë temë, detyra që kam mbuluar unë merrej pikërisht me këtë çështje.

Deri në tetor të vitit 2013 rafinerinë e drejtonte një kompani që kishte detyrime.

Në një periudhë kohë ata shlyen të gjitha detyrimet.

Deri në vitin 2014 rafineria ka punuar mjaftueshëm mirë.

Më pas kaluan në disa kompani tjetër që lanë vlera të mëdha evazioni, në vlerën 7 miliard.

Ne i jemi drejtuar edhe ministrit të Drejtësisë të saj kohe Ylli Manjani dhe është bërë edhe një kallëzim penal ndaj kompanisë në atë kohë.

Ajo është një kompani e privatizuar, por mbas problemeve të viteve 2014 i përkiste shtetit.

Më pas del një kompani përmbarimore dhe nuk merr parasysh detyrimet në shtet.

Ai aset i përket shteit, për shkak të detyrimeve.

Shteti duhet të bëhët pronar i saj dhe shteti përsa i përket reformës në drejtësi, në këto momente shteti e ka shumë të thjeshtë t’ua kthejë rafinerinë shqiptarëve.

Spiropali: Znj. Shehaj e kam pasur kolege. E kemi mbështetur, i ka pasur punë të saj të përditshme.

Shehaj: E kam bërë punën deri në fund znj. Spiropali.

Spiropali. Është praktikë në politikën shëtitëse

Kur ka në dorë shtetin, firmën, referohen si çështje rutinë, ku dalin mbledhin votat, situata ndryshon

Nazarko: Kjo është fyerje tani znj. Spiropali…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco