Tension në studio/ Spiropali i shmanget pyetjes për ‘14 janarin’

Tension në studio/ Spiropali i shmanget pyetjes për ‘14 janarin’

21:06, 19/10/2020
A+ Aa A-

Emisioni Çim Peka LIVE, ku e ftuar ishte Ministrja e Parlamentit, Elisa Spiropali nisi me tensione.

Ministrja pretendoi fillimisht se është hapur drita jeshile për nisjen e negociatave, kurse moderatori Çim Peka tha se nuk ka asnjë vendim të tillë për konferencën ndërqeveritare, pasi është shkelur marrëveshja për reformën zgjedhore, që ishte kusht për nisjen e negociatave.

Më pas ministrja iu shmang disa herë pyetjes së përse është shkelur marrëveshja e 14 janarit, ku ishte përcaktuar se çdo ndryshim për reformën zgjedhore do bëhej me konsensus.

Ajo deklaroi disa herë se PS e ka respektuar marrëveshjen.

“Kemi respektuar pikat një për një,” tha ajo duke theksuar se po lodhen dhe po sakrifikojnë për opozitën.

Edhe kur moderatori Peka insistoi se listat nuk janë të hapura, ndërkohë që janë bllokuar koalicionet.

“Ndryshimet kushtetuese thotë që listat janë të hapura,” tha Spiropali.

Kur ministrja tha se nuk është pranuar një rekomandim i ODIHR për depolitizim të administratës, në studio u luajt përgjimi i BILD ku Pjerin Ndreu u bën presion mësuesve.

Spiropali insistoi se nuk është konsumuar shkelje, duke thënë se duan një sistem të depolitizuar zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco