Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO e atentatit ndaj biznesmenit/ Basha: Shokuese! Duhet urgjent transparencë

VIDEO e atentatit ndaj biznesmenit/ Basha: Shokuese! Duhet urgjent transparencë

19:34, 19/10/2020
A+ Aa A-

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima. Në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit me gazetarin Enkel Demin, Basha deklaroi se rasti në fjalë është mjaft shqetësues.

“Pamjet që sapo treguat (atentati i dështuar i biznesmenit në Tiranë) janë shokuese sepse tregojnë shthurjen totale, degjenerimin total të rendit dhe sigurisë në vend e konfirmojnë dhe e tregojnë sepse ne e dimë shumë, më shumë, raste të tjera.

Pse u shmang kjo dhe pse policia vetë është treguar e ngurtë në komunikimin e këtij rasti? Pa diskutim që e ka në komunikatën ditore të policisë sipas analizës që i bënë ekspertët e departamentit tonë të sigurisë, ekziston si raportim publik. Por ndërkohë ndryshe nga rastet e tjera, që janë edhe më pak të rënda se ky, kemi një heshtje totale. A po veprohet? Personi përkatës ka bërë denoncimet sipas informacioneve që kemi marrë ne. Ndërkohë që ka një heshtje nga ana e policisë, një heshtje nga ana e prokurorisë, një heshtje nga një numër i madh mediash. Ndaj kërkesa që kam sot është që të bëhet urgjentisht transparencë për këtë rast. Kush qëndron pas këtij rasti? Çfarë hetimesh po ndërmerren? Dhe njëherë dua të theksoj se për ne është shumë shqetësuese që në këto ditë të fundit të saj, jo se ka shkëlqyer këto 7 vite por këto ditë të fundit të saj qeveria përbën një problem dhe jo një zgjidhje për rendin dhe sigurinë që natyrisht është një problem për sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, të biznesit të qytetarëve të zakonshëm,” tha Basha.

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar publikisht duke akuzuar gazetarin Ben Blushi për atentatin e dështuar ndaj tij.

Ai thotë se nëse i preket vetëm një fije floku atij dhe familjes, ai ka vetëm një të dyshuar: Blushin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco