Stringa në SYRI TV: Investimet nuk ndihmuan ekonominë! Qeveria nuk rishikon buxhetin

Stringa në SYRI TV: Investimet nuk ndihmuan ekonominë! Qeveria nuk rishikon buxhetin

17:47, 19/10/2020
A+ Aa A-

Në intervistën e ditës me moderatroren Armela Ferko në SYRI TV ishte eksperti i ekonomisë Azmi Stringa, ku u diskutua mbi dramën në ekonomi, pasi vendi  pritet të humbasë sipas FMN 1.24 miliardë dollarë.

Ekspert i ekonomise Azmi Stringa theksoi se situata ekonomike në vend është në rrugë pa krye, pasi sipas tij, ‘mbishpenzuam shumë para krizës, por dhe shpenzimet kapitale të investuara nga qeveria, nuk funksionuan në përmirësimin e ekonomisë’.

Sipas Stringës, një nga problemet kryesore në ekonomi janë detyrimet e prapambetura nga ana e qeverisë ndaj kompanive.

‘Edhe ministria vet e ka pranuar që ka detyrime të prapambetura ndaj bizneseve. Këto krijojnë pengesa në lidhje me aplikimin e masave ekonomike, pasi ekonomia nuk po merr dot frymë’.

Lidhur me paralajmërimin e FMN-së për humbjen e 1.24 miliardë dollarëve këtë vit, Stringa u shpreh se sëbashku me borxhin publik këto kanë pasoja të rënda dhe afatgjata.

‘Duhen sakrifica prej 5 viteësh të kthehemi në nivelin e 2019 me borxhinb publik. Prandaj duhej të ulej borxhi para dhe tani të ishim më komod për të përballuar situatën. Kur ekonomia të ketë nevojë për më shumë para, ku do i gjejë qeveria paratë. Biznesi ska fuqi të paguajë më taksa, pra do kërkojë borxh por ku e do gjejmë’.

Sipas tij, qytetarët do mbajnë kostot, pasi do kemi sherbime të munguara dhe nuk do investojmë në arsim dhe shëndetësi.

‘Këto do kroijojnë probleme të mbartura për këto sektorë pasi nuk do jenë në gjendje të përballojnë vitin pasardhëse, pasi nuk kanë investime për të qënë funksional apo të jenë konkurues. Edhe me paralajmërimin e FMN ku borxhi ka arritur në nivele alarmante, me këto pasoja do përballen qytetarët shqiptarë’.

Në lidhje me investimet qeveritare në vitet elektorale, Stringa u shpreh se gjithmonë janë rritur shpenzimet.

‘Fondi I ndihmës ekonomikë është i hapur por ëhtë në vlerë më të ulët se në 3 mujorin e fundit të 2019. Zgjedhjet kanë rrisk të madh të ekonomisë, pasi vitet elktorale janë delikate pasi viti 2017 ka pasur shpenzime marramendëse të faktuar edhe nga KLSH. Duhet patjetër të deklarohet që cdo thuerje e disiplinës fiskale, do marri përgjegjësi maksimale’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco