‘Mos prek Shqipërinë’/ Vizita e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, PDIU protestë nesër përpara Ministrisë së Jashtme

‘Mos prek Shqipërinë’/ Vizita e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, PDIU protestë nesër përpara Ministrisë së Jashtme

17:16, 19/10/2020
A+ Aa A-

PDIU dhe shoqata ‘Çamëria’ do të mbajnë ditën e nesërme në moton ‘Mos e prek Shqipërinë’, ‘Mos harro Çamërinë’, një protestë përpara Ministrisë së Jashtme, kundër vizitës së Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

“Mos prek Shqipërinë!”

“Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame

Heqjen e ligjit të luftës

12 miljet detare shqiptare, Greqia i ka në Prevezë

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për  të protestuar së bashku  me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

zgjidhjen çështjes çame

heqjen e ligjit të luftës

marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur

Nesër ora 11:00

Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco