Soreca nga Kukësi: Pa u ngritur Kushtetuesja nuk ka negociata për Shqipërinë

Soreca nga Kukësi: Pa u ngritur Kushtetuesja nuk ka negociata për Shqipërinë

15:48, 19/10/2020
A+ Aa A-

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka deklaruar nga Kukësi se pa plotësimin e kushteve dhe pa vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese nuk ka ecje përpara me procesit e integrimit.

Ai ka kërkuar që Shqipëria të fokusohet te detyrat e vëna, me qëllim që Këshilli Europian të bëjë hapin pozitiv.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i ka kthyer përgjigje nga Kukësi deklaratës së bërë nga kryeministrit Edi Rama se ‘BE do të martohet me ne, po nuk na flet’.

I pyetur se si e komenton deklaratën e kryeministrit për vonesat e integrimit të Shqipërisë, Soreca deklaroi se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet dhe fokusi i saj duhet të jetë te Gjykata Kushtetuese.

‘Shqipëria shumë kushte ka përmbushur dhe është shumë afër plotësimit të tyre dhe drejt vendimit përfundimtar. Fokusi i Shqipërisë duhet të jetë tek Gjykata Kushtetuese, pasi është një hap i rëndësishëm për ecjen e vendit përpara. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria të bëjë segmentin e fundit me qëllim që Këshilli Europian të bëjë hapin pozitiv’, tha Soreca nga Kukësi.

Më tej, ambasadori i BE vuri theksin te zgjedhjet dhe marrëveshja e 5 qershorit.

‘Ne ndihmuam Shqipërinë në forma konkrete për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Ka ardhur koha që të fokusohemi te zgjedhjet. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Qeverinë Parlamentin, Opozitën Parlamentare dhe jo Parlamentare me qellim që zgjedhjet të bëhen të lira dhe të ndershme’, theksoi Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Ambasadori Luigi Soreca, para takimit me gazetarët, zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Kukës dhe vizitoi tunelet e strehimit nën qytetin e Kukësit, të ndërtuar gjatë sistemit komunist. /SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco