Mediu nga Rrogozhina: Edi Rama nuk do që shqiptarët të votojnë të lirë

Mediu nga Rrogozhina: Edi Rama nuk do që shqiptarët të votojnë të lirë

15:39, 19/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me strukturat në Rrogozhinë.

Ai theksoi se varfëria dhe papunësia kanë mbërthyer gjithë vendin dhe shkaktar i kësaj gjendjeje është keqqeverisja e Edi Ramës.

Sipas Mediut, Rama nuk e kreu Reformën Zgjedhore në mënyrë që qytetarët të mos të votojnë të lirë.

Varfëria e papunësia kanë mbërthyer të gjithë Shqipërinë. Vendi po lëngon nën keqqeverisjen e Edi Ramës.

Këto ishin problematikat kryesore që u diskutuan në takimin e kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu me strukturat në Rrogozhinë. Problematika të shumta rëndojnë çdo ditë mbi kurrizin e qytetarëve të thjeshtë.

Mediut theksoi se edhe Bujqësia jo vetëm që nuk ka mbështetje nga qeveria, por çdo prodhim i fermerëve po hidhet në rrugë. Ai u shpreh se Edi Rama nuk e kreu Reformën Zgjedhore në mënyrë që qytetarët të mos të votojnë të lirë.

Mediu deklaroi se Edi Rama nuk e kreu reformen zgjedhore në mënyrë që qytetarët të mos të votojnë të lirë.

‘Përbuzja e tij karshi shqiptarëve, lidhjet me korrupsionin dhe krimin po e kthejnë Shqipërinë në kohët e egra të një diktature të re!’- tha kryetari i Partisë Republikane.

Sipas Mediut, rinia që është pjesa më aktive kanë lënë vendin për shkak të papunësisë, ndërkohë që Bashkia ka rritur numrin e punonjësve me gati pesë-fish, për t’i përdorur për zgjedhjet dhe manipulimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco