Presidenca sqaron ‘keqkuptimin’/ ‘Rama është peng e jo Basha. Mesazhi për të’

Presidenca sqaron ‘keqkuptimin’/ ‘Rama është peng e jo Basha. Mesazhi për të’

14:52, 19/10/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësi i presidentit ka sqaruar ‘keqkuptimin’ me një deklaratë të Ilir Metës, gjatë konferencës së ditës së sotme.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të bërë për deklaratën e djeshme të kreut të PD-së, Meta ka përfshirë aty edhe Ramën, por pa e përmendur me emër.

‘Dhe atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviç kur e morën peng. Thuaji popullit të që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush peng më në këtë qiell dhe në këtë tokë’.

E pikërisht kjo pjesë e deklaratës është  marrë nga disa media, si një sulm i Metës për Bashën.

Por pak minuta më vonë, deklarata është sqaruar nga zëdhënës Tedi Blushi.

‘Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për ‘pengun’ i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!

Kjo është e qartë!’, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco