Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Inceneratorët në Prokurori, Presidenti: Kjo çështje duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë!

Inceneratorët në Prokurori, Presidenti: Kjo çështje duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë!

13:49, 19/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë se çështja e inceneratorëve e denoncuar nga Partia Demokratike, duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë pasi në këto momente të krizës në vend, "çdo qindarkë publike" siç u shpreh,  duhet të përqëndrohet në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të personelit shëndetësor dhe të familjeve në nevojë.

I pyetur nga gazetarët në konferencën javore për shtyp se çfarë mendimi ka ai për aferën e inceneratorëve, që e ka ngritur Partia Demokratike me forcë, Meta tha:

"Kjo është një çështje mjaft serioze. Duket qartë. Është një çështje që me sa di unë po hetohet nga Prokuroria në mos gaboj dhe duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë. Po hetohet edhe nga mediat, të cilat kanë bërë disa investigime.

Është me shumë rëndësi në këtë situatë, kur treguesit ekonomikë dhe financiarë janë përkeqësuar, kur pasojat që vijnë dhe për shkak të pandemisë por edhe të menaxhimit të situatës  janë serioze për shumicën e familjeve shqiptare,është shumë e rëndësishme që prioriteti i çdo qindarke publike të jetë i përqendruar në përballimin e këtyre problemeve, të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe personelit që kujdeset për të dhe për të mbështetur sa më shumë familjet me në nevojë, në mënyrë që kjo situatë e vështirë të kalojë me sa më pak pasoja për familjet shqiptare."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco