Gjobat për maskat, maskaradë! - Meta sulmon ashpër Qeverinë dhe qëllimet e saj dashakeqe

Gjobat për maskat, maskaradë! - Meta sulmon ashpër Qeverinë dhe qëllimet e saj dashakeqe

13:32, 19/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar me ashpërsi sot, rregullat arbitrare që ka vendosur Qeveria ndaj qytetarëve për mbajtjen me detyrim të maskave. Meta doli në një konferencë shtypi në të cilën tha: 

"Pas njohjes me Aktin Normativ nr.32 të datës 12/10/2020, që ka nisur efektet që javën e kaluar, jam thellësisht i shqetësuar.

Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore, e çertifikuar nga ekspertë, është e mirëpritur për të garantuar parandalimin e përhapjes së COVID-19, por përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë, sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, sepse mund t’i lërë pa drita në fund të muajit, në mes të dimrit; sepse i shantazhon deri në humbjen e lirisë; sepse e shndërron OSHEE-në nga një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji elektrike, në një instrument policor dhe ndoshta edhe elektoral, që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba.

Nuk është zgjidhje t’i lësh njerëzit pa drita. Nuk është zgjidhje që në fund të muajit kur të mos kenë mundësi të paguajnë dy herë  gjobat e përfshira në faturat e OSHEE, t’ua presësh dritat dhe t’i shantazhosh me burg, qytetarët.

OSHEE nuk mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për mosmbajtjen e maskës.

Akti normativ i Qeverisë, në tre fjali tërësisht të paqarta dhe të mjegullta shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqe: synon që përmes ndëshkimeve administrative, të kalojë në një hap më tej, t’i bëjë me precedent penalë qytetarët duke i detyruar të përfundojnë para dyerve të prokurorisë dhe gjykatave dhe të harrojnë problemet e rënda në të cilat qeveria i ka zhytur qytetarët dhe vendin.

Ndaj i bëj thirrje qeverisë të reflektojë menjëherë.

I bëj thirrje Kuvendit ta shqyrtojë sa më parë këtë akt normativ dhe ta ndryshojë atë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco